KOSOVA U21

Futbollisti i Dortmundit lë Gjermaninë për t’iu bashkuar Kosovës
15 March, 2021 @17:28
Një emër i ri në përfaqësuesen e Kosovës në futboll është mesfushori kosovar i Borussia Dortmundit, Rilind Hetemi.
Hetemi, 19 vjeçar, i cili aktualisht luan për ekipin U19 të Dortmundit, ka pranuar ftesën për t’u grumbulluar me përfaqësuesen U21 të Kosovës, për ndeshjet e muajit mars.
Mesfushori i talentuar më parë ka luajtur me përfaqësuesen e Gjermanisë për grupmoshat U15, U16 dhe U17.
Ai pritet të debutojë në miqësoret e këtij muaji përballë Katarit më 26 dhe 29 mars.
Një tjetër emër i rëndësishëm në përfaqësuesen U21 të Kosovës është edhe Rilind Nivokazi, i cili më parë ka luajtur për grupmoshat e përfaqësueses së Italisë.