PEJA NË KARAGAÇ
Gati për Craiovën
3 December, 2013 @9:52
Skuadra rumune Craiova këtë javë do të flejë në Kosovë. Ajo prej se ka arrirë të hënën në mëngjes në Pejë, do të qëndrojë deri të premten, për tu kthyer në vend të vetë pas ndeshjes që do ta luaj edhe kundër Sigal Prishtinës.
Sonte Peja do të ketë rastin që të shënojë fitoren e parë në Balkan League ndaj rumunëve të cilët janë kundërshtarë mjaft i rrezikshëm.
Rumunët deri më tani kanë shënuar 2 fitore dhe 3 humbje në 5 ndeshjet e para të ligës ballkanike, derisa këtë xhiro do t’i luajnë dy.
Peja pret fitore në këtë ndeshje për të gëzuar Karagaçin dhe për të thyer ogurin e zi që e ka kapluar në ndeshjet ndërkombëtare. Ata vinë pas një fitoreje problematike, por të merituar ndaj Sigal Prishtinës, në kuadër të Superligës në fundjavë.
Të gjithë verdhezinjtë janë të gatshëm dhe të motivuar për këtë ndeshje, posaçërisht amerikani me përvojë, Fred House që ka treguar cilësitë e tij përkundër moshës.
Peja, duhet të ruhet mirë nga treshja cilësore e Craiovas si Rade Dzambic, Bogdan Popescu dhe LeVar Seals të cilët mund t’i shkaktojnë telashe të mëdha, te ekipi i Milan Nisicit.
Craiova është në mes të tabelës së Liga Nationala të Rumanisë, që është liga elite e këtij vendi, derisa amerikani i tyre Travis Bureau është lider i bllokadave në ligën rumune. Treshja e referëve: Zoran Sutulovic, Zdravko Rutesic dhe Vladan Sundic do të ndajnë drejtësinë sonte, në ndeshjen që fillon prej orës 19:00.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
BALKAN LEAGUE, Ndeshjet
Xhiro V | 4 dhjetor | Peja-Craiova | |
Xhiro XV | 4 dhjetor | Teodo-Kumanovo | |
Xhiro VIII | 6 dhjetor | Sigal Prishtina-Craiova |