TOP GOLASHËNUESIT E SUPERLIGËS

Foto: SCGjilani/fb
Gerhard Progni, këpuca e artë e stinorit 2021/22
23 May, 2022 @20:55
Mesfushori i Gjilanit, Gerhard Progni, është zyrtarisht golashënuesi më i mirë i stinorit 2021/22 në Superligë të Kosovës.
Ai me 23 gola të shënuara këtë stinor ka qenë më i miri nga të gjithë tjerët, bile edhe golashënuesit tipik, duke qenë se është treguar i pamëshirshëm si nga penalltia, ashtu edhe nga gjuatjet e lira.
Tropojani 35-vjeç përkundër të gjithave është treguar më i rrezikshmi për portat kundërshtare në Superligë, ndërsa ekipi i tij Gjilani kreu Superligën në pozitë të tretë dhe siguroi daljen në gara evropiane.
Pas Prognit, në TOP 3 të golashënuesve të Superligës hynë Kreshnik Uka i Drenicës me 20 gola të shënuara, dhe Marko Simonovski i Dritës me 15 të shënuara.