Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP @ GAMEWEEK 5

Gëzim Morina, MVP i Xhiros V

Gëzim Morina, MVP i Xhiros V


6 December, 2021 @11:41

Basketbollisti i Yllit dhe i Kosovës, Gëzim Morina, është përzgjedhur lojtari më i mirë i Xhiros V në Ligën Unike, ka bërë të ditur faqja zyrtare e ligës në fjalë sot.

Morina, që ka shkëlqyer në përballjen që ekipi i Yllit mposhti Kamzën, ndërsa me fitoren e radhës, suharekasit bënë bilansin 4-1 dhe kapin kreun të vetmuar pas pesë xhirosh të garës.

Gezim Morina

Alo-qendra e ekipit luajti me 13 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime në fitoren e skuadrës së tij, ndërsa indeksin e efiçencës në lojë e kishte 27.

Ai është bërë lojtari i dytë i Yllit këtë stinor që merr epitetin e më të mirit të javës, ndërsa Ylli është bërë skuadra e parë që ka dy lojtarë që fitojnë çmimin e javës në Ligë Unike.



MVP të xhirove deri sot:

MVP Xhiro I Endrit HYSENAGOLLI KB Tirana
MVP Xhiro II Erjon KASTRATI KB Ylli
MVP Xhiro III Dardan BERISHA KB Peja
MVP Xhiro IV Tamas BRUCE KB Teuta
MVP Xhiro V Gëzim MORINA KB Ylli

 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike