BBL
Gjermania gjen sistemin për t’i dhënë fund stinorit
29 April, 2020 @23:27
Bundesliga e basketbollit ka ardhur në përfundim si të kryejë stinorin 2019/20 dhe pjesa më e madhe e ekipeve janë pajtuar për këtë, bëjnë të ditur mediat e huaja.
Në konferencën e fundit të mbajtur nga 17 anëtarët e BBL-it kanë vendosur që të përfundojnë garën, por jo sikurse në situatën normale.
BBL ka njoftuar se stinori 2019/20 do të vazhdojë, pasi që 10 ekipe kanë pranuar të jenë pjesë e saj nga 17 sa numëron liga.
10 skuadrat do të ndahen në dy grupe me nga 5, do të ndeshen nga dy herë në një lokacion dhe pa tifozë.
Grupi i parë do të përbëhet nga Bayern Munchen, Alba Berlin, Rasta Vechta, Fraport Skyliners dhe BG Gottingen, ndërsa grupi i dytë përbëhet nga MHP Reisen, Ulm, EWE Baskets, Crailsheim dhe Brose Bamberg.
Pas kësaj luhen çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja për të përcaktuar kampionin e stinorit. Stinori pritet të përfundojë më 30 qershor.
Data për rifillimin e stinorit nuk është përcaktuar ende.