Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMET E KDE-së

Gjilani dënohet me 800 euro, Ballkani me “qortim”

Foto: SCGjilani/ fb

Gjilani dënohet me 800 euro, Ballkani me “qortim”


19 December, 2024 @18:00

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i FFK-së ka bërë të ditur sot Vendimet e mara pas inicimit të Komesarit të Garave për rastet si mëposhtë.

Kështu, SC GjilanI është dënuar me 800 euro për shkak të fyerjeve ndaj ekipit të Dritës pas fitores në derbi, ndërsa Ballkanit i është shqiptuar masa disiplinore “qortim, për shkak të tollovisë së shkaktuar në tunel prej stadiumit për në zhveshtore.

Mëposhtë, Vendimet e KDE-së, pa ndërhyrje:

SC “Gjilani“. Lëshim në organizim. Pas përfundimit të ndeshjes tifozët e SC “Gjilani”, bashkë me futbollistët fyejnë në kor skuadrën mysafire FC “Drita”. Sipas xhirimeve televizive në ndeshjen Gjilani – Drita. Bazuar në nenin 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 800 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. (Recedivist).

FC “Ballkani” . Lëshim në organizim. Pas përfundimit të ndeshjes duke hyrë në tunel, fotografi i FC “Ballkani”, e ka shtyer kapitenin e skuadrës mysafire, ku krijohet një tollovi dhe me ndërhyrjen e policisë situata u qetesësua. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore; i shqiptohet masa disiplinore QORTIM.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga