Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAR VENDOS PËR BARAZIM!

Gjilani dy herë rikthehet, për të shpëtuar pikë ndaj Malishevës

Gjilani dy herë rikthehet, për të shpëtuar pikë ndaj Malishevës


19 February, 2023 @22:44

Malisheva e drejtuar nga Bylbyl Sokoli ka shfrytëzuar dy nga tre rastet e saja të shfaqura për të marrë dy herë epërsinë ndaj Gjilanit favorit sot, por vendasit kanë arritur të rikthehen dy herë, përmes penalltive për të barazuar në fund. Borozani.com

Në fakt, Gjilani shënoi edhe golin që u mendua të jetë i fitores, në minutën e gjashtë shtesë të ndeshjes (90+6) përmes Mevlan Zekës, por goli i gjakovarit u anulua pasi që më parë një pasim kishte ndodhur në pozitë jashtë loje, sinjalizoi VAR.

Mevlan Zeka run w ball @ Gjilani

Roland Sobowale i dha epërsinë Malishevës, kur shënoi me kokë pas një gjuajtjeje të lirë, në dukje të parrezikshme për gjilanasit. Ai u fut në shtyllën e parë për të realizuar për epërsinë e ekipit të tij (16). Rikthimi i shpejt i Gjilanit erdhi nga penalltia, ndërsa Albert Dabiqaj kapiten, nuk gaboi (30).

Gjilani vazhdoi dominimin gjatë thuajse tërë ndeshjes, por një top i rrëmbyer nga Drilon Hazrollaj bëri që Blerat Tolaj të shënojë pas një moskapje të mirë të topit nga Enea Kolici i gjilanasve. Hazrollaj shënoi për epërsinë 1-2 (64). Përsëri Gjilani i Zekirija Ramadanit në luftë për rikthim dhe nga penalltia, kësaj radhe Mevlan Zeka nuk shënon direkt, por topin e dëbuar nga portieri Flamur Gashi, e rishuton pas pranimit për të barazuar në atë që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes, Gjilani 2-2 Malisheva [Albert Dabiqaj 30, Mevlan Zeka 79 - Roland Sobowale 16, Blerat Tolaj 64].

Dy pikë në dy ndeshjet e para të pranverës, bëjnë që Gjilani të përforcohet sadopak në pozitën e tretë, me 29 pikë nga 20 ndeshje, dy më shumë sesa Prishtina e katërta dhe 12 më pak se Drita e dyta. Ndërkaq Malisheva, secilën pikë e ka jetike, ndërsa tash është në zonën e barazhit, pozita e tetë, me 20 pikë nga 20 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga