Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFORCIM I RI

Golden Eagle Ylli përforcohet me Morantin, largon McKayin

Golden Eagle Ylli përforcohet me Morantin, largon McKayin


2 December, 2020 @12:28

Skuadra e Superligës, Golden Eagle Ylli, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan Demetris Morant.

Morant 206 centimetra i gjatë luan në pozitën e qendrës dhe alo-qendrës dhe pritet të jetë përforcim i dobishëm për ekipin nga Suhareka.

Basketbollisti 28-vjeçar i lindur në Miami të Floridas së SHBA-ve ka bërë karrierë në ekipe të Greqisë, Gjermanisë e Hungarisë më parë dhe ky do të jetë sezoni i parë i tij në Kosovë.

“Ju njoftojmë qe kemi arritur marrëveshje me Demetris Morant i cili luan në poziten 5, ai në të kaluaren ka qenë pjesë e disa kampionateve si: Gjermani, Greqi, Hungari,” ka shkruar njoftimi i skuadrës në llogarinë e Facebookut.

Në ndërkohë, Golden Eagle Ylli ka bërë të ditur se ka ndërprerë marrëveshjen me lojtarin e deritashëm të skuadrës Jameel McKay.


 
Të gjitha lajmet nga