REFERËT JANË HOLANDEZË
Grupi i referëve për ndeshjen Maqedonia-Kosova
8 October, 2020 @12:35
UEFA ditë më parë ka përcaktuar edhe grupin e referëve për të ndarë drejtësinë në ndeshjen e rëndësisë së madhe, Maqedonia - Kosova.
Kështu, refer kryesor i takimit është holandezi Danny Makkelie, ndërsa ndihmësit e tij në fushë janë gjithashtu nga Holanda, Mario Diks, Hessel Steegstra.
Makkelie 37-vjeç është refer i FIFA-së që nga viti 2011, ndërsa prej vitit 2012 ka kaluar në nivelin elit të referëve duke ndarë drejësinë e finales së Evropianit për U19.
Ai ka qenë kryesor edhe në ndeshjen finale të Europa Ligës Sevilla-Inter.
Zyrtari i katërt është Allard Lindhout, ndërsa në VAR gjithashtu do të jenë holandezët: Jochem Kamphuis kryesor, ndërsa Kevin Blom ndihmës.