WEST-EAST
Hakmirret San Antonio Spurs
7 March, 2014 @10:46
Djelmoshat e trajnerit Gregg Popovich, dolën në parket për ti treguar dhëmbët Miami Heatit, ku e arritën qëllimin.
San Antonio Spurs, ishte aq i koncentruar në ndeshje, sa që nuk e lejoi asnjëherë që të kalonte kampioni aktual Miami Heat në epërsi, gjatë gjithë ndeshjes.
Ndeshja përfundoi me rezultat 111-87, ku veterani Tim Duncan, nuk u dallua nga të rinjtë, duke shkëlqyer me 23 pikë e 11 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga françezi Tony Parker me 17 sosh.
Në anën tjetër, superylli LeBron James, mbeti paksa i shuar me 19 pikë të shënuara, ku i rrëmbeu 8 kërcime dhe i bëri 7 asistime, të cilët nuk mjaftuan për fitoren e kampionit aktual.
Kjo ishte fitorja e pestë me radhë e San Antonio-së, të cilët kanë 45 në përgjithësi dhe kanë pësuar 16 herë deri më tani, derisa gjenden në pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore. Në po të njejtën pozitë gjendet edhe Miami Heat, por në Konferencën Lindore, me 43 fitore e 16 humbje.
Video
Performanca e Tim Duncanit