Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FISNIK ASLLANI NË 11-SHE TË KICKERIT

Hat-tricku e fut në 11-shen e javës nga prestigjiozja gjermane

Hat-tricku e fut në 11-shen e javës nga prestigjiozja gjermane


14 April, 2025 @11:57

Performanca e shkëlqyer e sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllani, në fundjavë, ka bërë që ai të futet në 11-shen më të mirë të javës nga revista prestigjioze gjermane, Kicker.

Asllani ka qenë protagonisti kryesor i ekipit të tij në fitoren e shënuar si mysafir ndaj Hannoverit. Këta të fundit kishin epërsi në pjesë të parë, ndërsa Asllani me hat-trickun e tij në pjesë të dytë solli fitore për Elversburgun 1-3, që i mbanë gjallë shpresat e ekipit për të arritur Bundesligën!

Elversberg me këtë fitore ka ruajtur pozitën e tretë në Bundesliga 2. Kjo pozitë siguron playoffin për Bundesligë. Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe 5 xhiro. Renditja aktuale është mjaft interesante dhe secili ekip prej të parit deri te i nënti ka shpresa për Bundesligë!

1. Hannover 52 pikë,
2. Koln 51,
3. Elversberg 47,
4. Fortuna 47,
5. Magdeburg 46,
6. Kaiserslautern 46,
7. Paderborn 45,
8. Nurnberg 44,
9. Hannover 43.


 
Të gjitha lajmet nga