FINAL 4
Historike, Anadolu Efes në finale të Euroleagues
17 May, 2019 @20:59
Anadolu Efes, duke e mposhtur nënkampionin e Euroleagues Fenerbahçen me rezultat 73-92, u kualifikua për herë të parë në histori të klubit në fianle të Euroleagues.
Fenerbahçe vetëm në çerekun e parë ishte në epërsi, derisa më pas ndeshjen e kontrolloi skuadra Anadolu Efes.
I pakapshëm ishte ylli amerikan Shane Larkin me 30 pikë, derisa shënoi 5 herë nga vija e treshit. Përveç Larkinit te Efesi u dallua edhe Vasilije Micic me 25 pikë të tjera.
Në humbjen e Fenerit ndikuan edhe mungesat si Luigi Datome e Joffrey Lauvergne, kurse Jan Vesely në ndeshjen e parë pas lëndimit, duke shënuar 14 pikë u bë koshashënuesi më i mirë i skuadrës.
Anadolu Efes në finale do të takohet të dielën me fituesin nga dueli CSKA Moska - Real Madrid, derisa Fenerbahçe me humbësin nga ky duel, për vendin e tretë.