BOSHNJAKU

Hodzic falenderon gjakovarët
21 December, 2014 @22:10
Dino Hodzic, basketbollisti boshnjak i Vëllaznimit të Gjakovës, me të përfunduar stinori vjeshtor dhe para kthimit në vendlindjen e tij, ka përshëndetur Gjakovën dhe njerëzit e saj për muajt e kaluar aty.
“Gjakovë, gjithmonë do të jesh në zemrën time dhe i falenderoj të gjithë njerëzve të mirë që i takova atje. Shpresoj se do të shihemi përsëri,” ka shkruar ai në llogarinë e tij personale në Facebook sot.
Hodzic, ka bartur barrën kryesore të kuqezinjëve në Superligë këtë stinor, derisa Vëllaznimi përfundoi vjeshtën me 5 fitore e 9 humbje.
Boshnjaku 24 vjeçar ka përfunduar vjeshtën me mesatare të shkëlqyer prej 18 pikëve, 8.4 kërcimeve dhe 4.7 asistimeve për ndeshje.