Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DAL-SAS

Rondo debuton me fitore

nba.com

Rondo debuton me fitore


21 December, 2014 @12:41

Pas transferimit nga Bostoni tek Dallasi, Rondo në ndeshjen e parë të tij me fanellë të Mavericksit, arriti fitoren e parë dje kundër San Antonio Spursit.

Edhepse nuk kontribuoi shumë me pikë, pasi shënoi vetëm gjashtë sosh, ai megjithatë u vërejt me nëntë asistime. E asistimet e tij luajtën rol të rëndësishëm në fitoren e Dallasit, i cili ishite në disavantazh një kohë të gjatë të lojës.

Ndërsa, faktori kryesor në fitoren e derbit të Teksasit ishte Monta Ellis, i cili shpërtheu me 38 pikë, derisa faktori tjetër i humbjes së San Antonios, ishte pikërisht mos paraqitja e treshit fantastik, Duncan, Parker e Ginobili.

Kjo ishte fitorja e tretë me radhë e Dallasit dhe e 20-ta në përgjithësi, që e bën atë të renditet në pozitën e pestë në Konferencën Perëndimore, kurse për San Antonion çuditërishtë kjo ishte humbja e katërt me radhë.


Video

Rajon Rondo



 
Të gjitha lajmet nga NBA