TREPÇA-BOREA
Hyden-Williams sjellin fitoren e tretë të Trepçës
9 December, 2017 @18:07
Dyshja amerikane e Trepçës, ka dominuar në përballjen e mitrovicasve ndaj Boreas sot në Mitrovicë, për të sjellë fitoren e tretë të Trepçës këtë stinor.
Mark Williams ka shënuar 33 pikë e 10 kërcime, ndërsa Julian Hyden ka shtuar 30 pikë, 11 kërcime e 6 asistime për fitoren 93-82 të Trepçës ndaj Boreas.
Me 12 pikë tjera kontribuoi edhe Musab Malaj, ndërsa 25 pikët e Shpend Gashit dhe 24 të tjera të Blendi Matoshit nuk mjaftuan për të bërë diçka më shumë për Borean sot.
Krejt dallimi në ndeshje u bë në çerekun e tretë, kur Trepça e fitoi këtë çerek 31-16, që çau rrugë për fitore, pasi që deri atëherë, Borea kishte epërsi. E në çerekun e fundit, pejanët nuk kishin mundësi për rikthim dhe mbetën me bilanc 2-10.