QENDRA SHQIPTARE
BOROZANI/ A. P.
Hysenagolli ndërron ambient
26 September, 2018 @16:47
Qendra e kombëtares shqiptare, Endrit Hysenagolli, ka ndërruar ambient në kampionatin shqiptar të basketbollit.
Hysenagolli 30 vjeç është 210 centimetra i gjatë, ndërsa ka bërë karrierë edhe në Kosovë para se t’i bashkohet Tiranës, prej së cilës së fundi ka kaluar te Teuta e Durrësit.
Teuta këtë stinor do të jetë pjesë e BIBL për herë të parë në histori të klubit, ndërsa synon edhe titullin kampion të Shqipërisë, të cilën aktualisht e mbron Tirana me të cilën Hysenagolli e fitoi vjet.
Endriti ka pasur mesatare prej 35 minutash për ndeshje te Tirana në stinorin e kaluar. Mesatarisht ai ka shënuar 20 pikë për ndeshje, 8 kërcime dhe 0.5 asistime - që do të jetë një aset tejet i rëndësishëm për durrësakët këtë stinor.