Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NAPOLI

I hiqen pikët

REUTERS/Giampiero Sposito

I hiqen pikët


18 December, 2012 @11:47

Ish portieri i Napolit, Matteo Gianello, kishte pranuar së ndeshja kundër Sampdorias ishte kurdisur, derisa futbollistët Paolo Cannavaro dhe Gianluca Grava, kishin thënë se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje.

Federata italiane në njoftimin e publikuar sot, Cannavaron dhe Gravan i ka dënuar me 6 muaj moslojë, derisa skuadra e Napolit është dënuar me -2 pikë dhe gjobë prej 70 mijë eurove.

 

Futbollisti i cili e pranoi fajin, Matteo Gianello, është dënuar me 3 vjet dhe 3 muaj mos lojë.

 

Drejtuesit e Napolit kanë bërë të ditur se do të reagojnë në këtë vendim, përderisa tani me heqjen e dy pikëve kanë ngecur 10 pikë pas liderit Juventus.


 
Të gjitha lajmet nga