LEGJENDA E LYONIT

pesdata.com
Juninho në Amerikë
18 December, 2012 @1:50
MLS ndoshta e ka humbur një specialist të gjuajtjeve të lira në moshën 37 vjeçare, David Beckham, mirëpo sot liga e fiton një tjetër. Është fjala për ish futbollistin legjendar të Lyonit françez, Juninho Pernambucano.
Veterani 37 vjeçar do t’i bashkohet ekipit të New York Red Bulls, pas viteve të fundit të kaluara në Brazil te skuadra Vasco de Gama.
“Ai është lojtar i klasit botëror, profesionist në fushë dhe jashtë saj. Drejtori ynë sportiv global, Gerard Houllier, e adhuron ate dhe ai do t’i ndihmojë padyshim ekipit tonë,” ka thënë Andy Roxburgh drejtori sportiv i ekipit nga New Yorku.
Juninho njihet për precizitetin e tij nga gjuajtjet e lira, derisa ka luajtur nën urdhërat e Houllier-së në vitet 2005/07, kur ky i fundit ishte në Lyon. Juninho ka veshur fanellën e Lyonit prej vitit 2001 deri në vitin 2009. Ai ka shënuar 100 gola për klubin françez dhe do t’i mbushë 38 vjet në muajin vijues.