BARCELONA

REUTERS/Gustau Nacarino
Vetëm nëse e lëshojmë ne
17 December, 2012 @14:44
Gerard Pique, mbrojtës i Barcelonës pas fitores së thellë ndaj Atletico Madridit ka deklaruar për mediat spanjolle se tashmë Barcelona e ka kapur titullin e kampionit me një dorë.
“Vetëm ne nëse e lëshojmë nga dora nuk mund ta marrim. Nuk duhet të relaksohemi pas kësaj diference. Tashmë duhet ta luajmë lojën tonë, si gjithnjë dhe t’i fitojmë ndeshjet e radhës,” ka thënë Pique, raporton El Mundo Deportivo.
Ndërsa kur është pyetur për sulmuesin e Atleticos që po shkëlqen, Radamel Falcao, ai ka shtuar:
“Falcao është super lojtar, është duke kaluar stinor të jashtëzakonshëm dhe është tepër e vështirë ta ruash ate pasi që ai nuk ndalet për asnjë moment në fushë, plus është i shpejtë. Po them, mos ta kishte dhënë Adriano golin e barazimit në pjesën e parë, do ta kishim tepër të vështirë rikthimin,” citohet Pique nga gazeta spanjolle sot.
Me fitore ndaj Atleticos, Barcelona ka krijuar epërsi prej 9 pikësh ndaj tyre që janë përcjellës të parë të katalonasve në tabelë dhe 13 pikë nga Real Madridi që është i treti.