Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARÇA

Ngrisin epërsinë në renditje

REUTERS/Albert Gea

Ngrisin epërsinë në renditje


16 December, 2012 @22:48

Barcelona me fitoren e thellë sonte ndaj Atletico Madridit ka arritur të ngrisë epërsinë ndaj tyre në 9 pikë, ndërsa ndaj Realit që gjindet në vendin e tretë në 13 pikë.

Adriano, Sergio Busquets dhe Lionel Messi me dy gola janë përkujdes që të dërgojnë përcjellësin kryesorë në tabelë të tyre, Atletico Madrid, me portën plotë për në kryeqytet.

Në fakt ishte Atletico që kaloi e para në epërsi kur sulmuesi më i mirë i tyre dhe njëri ndër sulmuesit më në formë aktualisht, pas Messit, Radamel Falcao, shënoi në minutën 31.

Por e tërë kjo, zgjati pesë minuta derisa Adriano shënoi (36) pas një asistimi të Andres Iniestës e më vonë pasoi shkatërrimi.

REZULTATI:

Barcelona - Atletico 4-1


 
Të gjitha lajmet nga La Liga