REAL MADRID

REUTERS/Juan Medina
Dy ndeshje pa fitore
16 December, 2012 @21:26
Ish talenti i Barcelonës, Sergio Garcia solli në epërsi Espanyolin në Santiago Bernabeu. Mirëpo dyshja portugeze, Cristiano Ronaldo dhe Fabio Coentrao përmbysën epërsinë e Espanyolit dhe dukej që çdo gjë po i kthehej rrjedhës normale në Madrid.
Por jo, kështu nuk mendonin futbollistët e trajnerit karizmatik, Javier Aguirre, të cilët nuk u dorëzuan deri në fund dhe kërkuan rastin, me ç‘rast u shpërblyen. Kështu, Juan Albin shënoi në minutën e 88-të për të lënë gojëhapur të gjithë lojtarët e madrilenëve në fushë.
E në anën tjetër Jose Mourinho e kuptoi sa është ora! Trepikëshi nuk do të vinte sot dhe fshesa duhet të bëhet në Real. Madrilenët kanë dhjetë pikë më pak se Barcelona, për momentin.
REZULTATET:
Real - Espanyol 2-2
Valencia - Rayo 0-1
Zaragoza - Levante 0-1