SCHALKE

REUTERS/Wolfgang Rattay
Keller zëvendëson Stevensin
16 December, 2012 @13:48
Vetëm dy pikë në gjashtë xhirot e fundit të Bundesligës kanë qenë aryse e mjaftueshme që krerët e Schalkes ta largojnë trajnerin holandez, Huub Stevens.
Schalke në këto xhiro ra prej vendit të tretë në të shtatin. Ndërsa humbja e fundit nga Freiburgu në shtëpi ishte - kapak.
Gjëja më interesante është se Schalke këtë stinor ka pasur fillimin më të mirë të stinorit në 14 vitet e fundit! Prej sot, të kaltërit do t’i udhëheq Jens Keller, trajner i grupmoshave U17, derisa të vendoset për trajnerin e ri.
Stevens filloi aventurën në Schalke në shtator të vitit 2010 dhe përfundoi në vendin e tretë në Bundesligë. Pas kësaj e dërgoi Schalken në TOP 16 të Ligës së Kampionëve.