CLUB WORLD CUP

REUTERS/Kim Kyung-Hoon
Corinthians, njëshi i botës
16 December, 2012 @13:31
Goli i vetëm i Paulo Guerreros 20 minuta para përfundimit të ndeshjes, ka qenë i mjaftueshëm që Corinthians të mposht Chelsean në finalen e Kampionatit Botëror të Klubeve.
Brazilianët kanë qenë të mirë, luftarak dhe të kujdesshëm në disa raste, ndërsa kur është dashur më së shumti - ata kanë shënuar. Në anën tjetër Fernando Torres ka huqur dy raste, njëra nga ato para portës në largësi prej 5 metrash nga goli. Në fund ai ka shënuar me kokë, por nga pozita jashtë loje dhe ky ka qenë kampioni europian në finale të botërorit.
Rafael Benitez në anën tjetër ka regjistruar humbjen e dytë në finale të kësaj gare, pas asaj me Liverpoolin në vitin 2005.
Ekipi fitues i këtij turneu shpërblehet nga FIFA me 5 milionë dollarë.
REZULTATI:
Corinthians - Chelsea 1-0 (Guerrero 70)