SERIE A

REUTERS/Giampiero Sposito
Klose mposht Interin
16 December, 2012 @1:42
Ekipi romak i Lazios, ka arritur që të shënojë fitore madhore ndaj Interit sonte. Sulmuesi veteran gjerman, Miroslav Klose ka qenë njeriu që ka shënuar në minutën e 82-të të takimit për të zgjedhur fituesin e kësaj ndeshjeje.
Me këtë fitore Lazio e Vladimir Petkovicit ka siguruar vendin e katërt në tabelë, derisa Inter rrezikon të tejkalohet nga Napoli. Kosovari Lorik Cana nuk është futur fare në lojë gjatë 90 minutave.
Në ndeshjen tjetër të luajtur sot në Itali, Udinese ka arritur që në minutën e fundit të ndeshjes të nxjerrë një pikë në stadiumin Friuli ndaj Palermos që ishte gati të fitonte ndeshjen. Për këtë friulianët i detyrohen kapitenit të tyre legjendar, Antonio Di Natale. Portieri kosovar i sicilianëve, Samir Ujkani ka mbrojtur me plotë sukses sot, derisa u mposht krejt në fund.
REZULTATET:
Lazio - Inter 1-0
Udinese - Palermo 1-1