MIQËSORE

REUTERS
Shqipëri-Gjeorgji, më 6 shkurt
14 December, 2012 @10:55
Federata e Futbollit Shqiptar ka bërë të ditur se kombëtarja shqiptare ka përcaktuar që të zhvillojë ndeshje miqësore me Gjeorgjinë në muajin shkurt.
Saktësisht, më datën 6 shkurt pritet që të zhvillohet ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. E që është edhe më interesante është se ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Qemal Stafa të Tiranës, për të cilin u tha se ndeshja me Slloveninë do të jetë e fundit!
Në një pronocim të shkurtër për Borozani.com, zyrtari i FSHF-së, Lysien Nurishmi, ka konfirmuar këtë lajm.
“Po, kombëtarja do të zhvillojë ndeshjen miqësore ndaj Gjeorgjisë me 6 shkurt të vitit të ardhshëm në Qemal Stafa,” ka komunikuar Nurishmi.
Pasi që ende nuk i është futur ‘bageri’ stadiumit, krerët e FSHF-së kanë marrë vendim që të luhet edhe një ndeshje në stadiumin kryesor të Shqipërisë, që planifikon të renovohet për kualifikimet për europianin e radhës.