LIGUE 1

REUTERS/Emmanuel Foudrot
Ndalet Lyon, lufta rindezet
12 December, 2012 @22:48
Lyoni nuk ka arritur të mbajë epërsinë prej 5 pikësh ndaj përcjellësve të tij të parë PSG dhe OM. Ekipi i Remi Gardes ka hasur në një Nancy të fortë sonte duke barazuar në fund për të nxjerrë në pikë në Stade de Gerland.
Nancy kaloi në epërsi me anë të Jordan Loties në minutën e 74-të të takimit, derisa OL u desht që të luftojë me mish e shpirt në minutat e mbetura, ku arriti vetëm të barazonte me anë të brazilianit Michel Bastos.
Tash, Lyon udhëheq renditjen e Ligue 1 me 35 pikë, 3 më shumë se përcjellësi i parë OM dhe PSG, që kanë nga 32 pikë.
REZULTATET:
Lyon - Nancy 1-1
Bastia - Marseille 1-2
Brest - Montpellier 1-2
Lorient - Sochaux 2-0
Evian - Troyes 2-0
Ajaccio - Reims 2-0