CONTE

REUTERS/Massimo Barbanera
Koha për shpenzime të mëdha
12 December, 2012 @11:39
Njeriu që e ktheu Juventusin në famën e saj të vjetër pas viteve të krizës, Antonio Conte, mendon se ka ardhur koha që bardhezinjtë të fillojnë të shpenzojnë sikur ekipet e mëdha europiane.
“Shpresoj që të kemi mundësi të harxhojmë lojtarë që vlenë 30, 40 e 45 milionë euro. Ky do të jetë fillimi i rritjes sonë dhe krahasimit të vërtetë me PSG-në, Real Madridin, Manchesterët dhe Bayernin,” ka thënë Conte në një konferencë për shtyp, njoftojnë mediat italiane.
Juventus deri më tani ka transferuar lojtarë punëtorë që kryejnë punë shumë dhe nuk kushtojnë shumë, sikurse Kwadwo Asamoah, Mauricio Isla dhe kanë kërkuar lojtarë të mirë të cilëve u ka skaduar kontrata si Paul Pogba.