EL TIGRE

REUTERS/Susana Vera
Atletico do ta mbajë
12 December, 2012 @10:12
Atletico Madrid si duket nuk do të lejojë humbjen e lehtë të sulmuesit fantastik, Radamel Falcao.
Sipas El Mundos, rojiblancot do të bëjnë ç‘mos për të bindur kolumbianin përkundër se ai ka të drejtën të zgjedh ekipin e së ardhmes.
Një gjë të tillë nuk e ka praktikuar Atletico për dy ish sulmuesit e tij si Fernando Torres dhe Sergio Aguero, të cilët i ka shitur, pa ofertuar edhe njëherë.
Pritet që Atletico Madrid t’i ofrojë Falcaos 7 milionë euro neto pagë vjetore, që i bie diku rreth 15 milionë euro bashkë me tatime.