REDS

REUTERS/Phil Noble
Koha për transfere
12 December, 2012 @10:01
Shefi i Liverpoolit, Brendan Rodgers, është i sigurtë se me ardhjen e dy lojtarëve Liverpool do të jetë krejt tjetër në fushë.
Rodgers pritet të ofertojë posa të hapet afati kalimtar i janarit me 12 milionë funta për sulmuesin anglez të Chelseat, Daniel Sturridge, ndërsa pritet edhe ardhja për 6 milionë funta e talentit Tom Ince nga Blackpool.
Në fakt Ince ka qenë futbollist i Liverpoolit, mirëpo këta e lëshuan dy vite më parë për vetëm 250 mijë funta, si të panevojshëm. E tash Blackpool kërkon 6 milionë për t’ia shitur të njejtin Liverpoolit!
Ince dhe Sturridge nuk janë të vetmit që po kërkohen nga trajneri i Liverpoolit, Rodgers. Ai i ka hedhur syrin edhe sulmuesit grek të Celticut, Giorgios Samaras.