BOTËRORI I KLUBEVE

REUTERS/Kim Kyung-Hoon
Corinthians në finale
12 December, 2012 @14:25
Amerikanojugorët dolën më të fortë sesa afrikanët në duelin gjysmëfinal të Kampionatit Botëror të klubeve. Corinthians i Brazilit mposhti Al-Ahlyn e Egjiptit me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi peruani, Jose Paolo Guerrero, që një kohë ka qenë lojtar i Bayernit dhe Hamburgut në Gjermani.
Derisa egjiptasit në radhët e tyre kishin të gjithë lojtarët nga vendi, brazilianët kishin vetëm sulmin e huaj, derisa pjesa tjetër e ekipit ishte braziliane.
Dyshja sulmuese e Corinthiansit përbëhej nga Jose Guerrero dhe Emerson Sheik, e ky i fundit në fakt është brazilian por tashmë mban edhe nënshtetësinë e Katarit!
Nesër luhet edhe gjysmëfinalja tjetër ku Monterrey i Meksikos takohet me Chelsean e Anglisë. Në ndeshjen për vendin e pestë sot Hiroshima nga Japonia ka mposhtur Ulsanin e Koresë Jugore 3-2.
GJYSMËFINALET:
Al-Ahly - Corinthians 0-1 (Guerrero 30’)
Monterrey - Chelsea (nesër në ora 11:30)