COPA DEL REY

REUTERS/Andreas Comas
Nuk merr përgjegjësinë
13 December, 2012 @10:29
Pas dy golave të shënuara nga Celta Vigo në stadiumin Balaidos ishe Cristiano Ronaldo që shënoi pak para përfundimit të ndeshjes për t’ia lehtësuar punën Real Madridit për ndeshjen e kthimit. Mirëpo trajneri Jose Mourinho ka refuzuar të merr përgjegjësinë e plotë për humbjen e pësuar.
“Njerëzit kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre dhe të kritikojë trajnerin. Mirëpo, trajneri nuk është personi i cili gjithmonë do të merr përgjegjësine… Unë e mora timen dhe kaq. Mirëpo kësaj radhe disa lojtarë më kanë dëshpëruar. Nuk dua të flas për çdonjërin, mirëpo Varane ishte kampion i vërtetë. Ai luajti i lënduar dhe punoi më shumë gjatë ndeshjes sesa shumë lojtarë që kanë qenë fizikisht të përgatitur 100% për ndeshje,” ka thënë Mourinho njofton Marca.
Real Madrid ndeshjen e kthimit ndaj Celta Vigos për Copa del Dey do ta luajë me 9 janar.
REZULTATI:
Celta - Real 2-1 (Bermejo 56, Bustos 78 - Ronaldo 87)