LEAGUE CUP

Gëzimi i spanjollit Michu pas autogolit të Hines. REUTERS/Rebecca Naden
Swansea në gjysmëfinale
13 December, 2012 @9:22
Një autogol i lojtarit të Middlesbrough, Seb Hines, i cili devojoi goditjen e Garry Monk u ka hapur dyert e gjysmëfinales së Kupës së Ligës së Anglisë Swansea Cityt dhe kjo për herë të parë në histori të klubit.
Swansea City i themeluar në vitin 1912 ka bërë arritjen historike në Kupë të Ligës. Deri më tani në gjysmëfinale të kësaj gare, të cilës nuk i japin shumë rëndësi ekipet e mëdha, janë kualifikuar: Aston Villa, Bradford City dhe Swansea City. Gjysmëfinalisti tjetër do të bëhet i ditur pas duelit Leeds - Chelsea që luhet me 19 dhjetor.
Swansea është ekip ku ka luajtur kosovari Besian Idrizaj, i cili ndërroi jetë, ndërsa klubi ka pensionuar fanellën e tij me numër 40.
REZULTATI:
Swansea - Middlesbrough 1-0