CLUB WORLD CUP

REUTERS/Yuya Shino
Kalojnë lehtë meksikanët
13 December, 2012 @13:47
Lojtarët e Chelseat si duket kanë filluar të mësohen me trajnerin e ri Rafa Benitez. Ata pak më parë mposhtën Monterreyin e Meksikos me rezultat 1-3 në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Botëror të klubeve.
Chelsea kaloi në epërsi heret me anë të spanjollit Juan Mata (17’) ndërsa me fillim e pjesës së dytë një shut i Fernando Torresit, i devijuar mashtron portierin meksikan Jonathan Orozco dhe blutë në një mënyrë sigurojnë ndeshjen.
Në fund, Monterrey ka arritur vetëm të shënojë golin e nderit me anë të Aldo De Nigris për të zbutur epërsinë tregolëshe të Chelseat, e cila u bë në saje të autogolit të Darvin Chavezit, pas golave të spanjollëve.
Chelsea në finale do të takohet me Corinthiansin e Brazilit. Ndeshja finale e Kampionatit Botëror të klubeve luhet të dielën me fillim në orën 11:30 në stadiumin e njejtë ku luajtën sot, Nissan të Yokohamës në Japoni.
REZULTATI DHE GOLASHËNUESIT:
Monterrey (MEK) - CHELSEA (ANG) 1-3 (De Nigris 90 - Mata 17, Torres 46, Chavez ag. 48)