FIFA

fifa.com
Lejohen miqësoret për ekipet
14 December, 2012 @14:54
Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, posa ka dalë me deklaratë zyrtare ku njofton se në mbledhjen e sotshme është marrë vendimi për lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore me klubet e Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Komiteti ekzekutiv sot është pajtuar që të implementojë vendimin për lejim të zhvillimit të ndeshjeve miqësore menjëherë për të rinjtë, amatorët, femrat dhe futbollin ekipor të Federatës së Futbollit të Kosovës,”shkruan në njoftimin zyrtar të botuar pak më parë nga FIFA.
Informatat më të hollësishme ju japim më vonë.