Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNDESLIGA

Bayeri fiton, Mavraj skuqet

REUTERS/Wolfgang Rattay

Bayeri fiton, Mavraj skuqet


15 December, 2012 @18:13

Bayer Leverkusen kaloi më lehtë se që kishte pritur këtë javë. Ndjekësi më i afërt i liderit të Bundesligës, Bayern Munchen, ka shënuar fitore kundër Hamburgut me rezultat 3-0. Dy golat e Stefan Kiessling dhe një të Andrre Schurrle u shënuan për fitoren e dhjetë të Leverkusenit në këtë edicion.

Skuqet Mavraj

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Greuther Furthit, Mërgim Mavraj, nuk arriti që ta përfundojë ndeshjen kundër Augsburgut që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1. Mavraj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe më pas me karton të kuq në minutën e 76’ duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak. Ndërsa kosovari tjetër i Greuther Furthit, Ilir Azemi, u inkuadrua në lojë në minutën 59’ duke e zëvendësuar sulmuesin Gerald Asamoah. Golat e ndeshjes u shënuan nga Sascha Molders për Augsburgun dhe Lasse Sobiech për vendasit.

REZULTATET:

Bayer Leverkusen - Hamburger 3-0

Wolfsburg - Eintracht Frankfurt 0-2

Mainz - Stuttgart 3-1

Greuther Furth - Augsburg 1-1

Fortuna Dusseldorf - Hannover 2-1


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga