BUNDESLIGA

REUTERS
Shaqiri shpëton Bayernin
14 December, 2012 @22:08
Në derbin e kosovarëve të Bundesligës, Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, u ndanë pikët. Mirëpo, Shaqiri u bë hero i Bayernit pasi që me golin e tij bavarezët shpëtuan nga humbja.
Borussia Monchengladbach kaloi në epërsi me golin e Thorben Marx në pjesën e parë. Trajneri i Bayernit, Juup Heynckes, reagoi menjëherë duke e futur Shaqirin në lojë në vend të transferit më të shtrenjtë të Bayernit, Javi Martinez, që doli i qëlluar.
REZULTATI:
Bayern - Monchengladbach 1-1 (Shaqiri 59 - Marx 22)