XHAKA vs. SHAQIRI

EQ Images
Sonte janë kundërshtarë
14 December, 2012 @17:03
Për dy futbollistët kosovar, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ndeshja e sontme në Bundesligë ndërmjet Bayern Munchenit dhe Borussia Monchengladbachut do të ketë një rëndësi tjetër.
Xhaka dhe Shaqiri do të luajnë për herë të parë kundër njëri-tjetrit. Reprezentuesit e përfaqësueses së Zvicrës kanë qenë bashkëlojtarë në skuadrën e Baselit dhe bartësit kryesorë të lojës së kësaj skuadre stinorin e kaluar, derisa që të dy u larguan nga Baseli për të nënshkruar me skuadrat e tyre, ku edhe do të ndeshen sonte në kuadër të xhiros së XII në Bundesligë.
Ndeshja Bayern Munchen - Borussia Monchengladbach do të luhet sonte në stadiumin Allianz Arena dhe do të fillojë nga ora 20:30.