SIMEONE

REUTERS/Gustau Nacarino
Liga e mërzitshme
17 December, 2012 @12:35
Diego Simeone pas humbjes së mbrëmshme nga Barcelona ka rënë në përfundim që me ekipin katalonas nuk mund të matesh në asnjë moment, përkundër se ekipi i tij në 45 minutat e para pati lojën në dorë.
“Të flas për ndeshjen e mbrëmshme. Ata janë fantastik, shumë të fuqishëm dhe ne ishim kompetitiv ndaj tyre. Largohem nga Barcelona me ndjenjën se ata luajnë në një ligë tjetër nga të tjerët. Gjithashtu, kam ndjenjën se edhe ne jemi shumë të fuqishëm ndaj atyre poshtë nesh - dhe kjo ligë tashmë është e mërzitshme,” ka thënë argjentiasi pas ndeshjes.
Atletico është përcjellësi më i afërt i Barcelonës në ligë dhe deri dje ka pasur 6 pikë më pak se katalonasit, mirëpo pas humbjes mbrëmë distanca është ngritur në 9 pikë.