TRANSFERI QË PO PËRFLITET

REUTERS.Nigel Roddis
Demba Ba dhe Arsenali!
17 December, 2012 @13:05
Demba Ba po vazhdon me formën e tij të mirë, përkundër se ekipi i tij Newcastle po humb, senegalezi po shënon.
Ai këtë fundjavë ka shënuar golin e tij të 11 në Premier League dhe është në maje të listës së golashënuesve pas Michus dhe Robin Van Persiet.
Alan Pardew, trajner i Newcastle-it, ditë më parë ka theksuar se klubit i duhen para, ndërsa nga shitja e Demba Ba-së do të mund të fitonin afro 10 milionë funta, që është një para e mirë.
Sikur për inat sulmuesi senegalez në të njëjtën ditë ka folur për Canal Plusin françez dhe ka thënë se, “Arsenal është nga ekipet që të bën të ëndërrosh.”
Arsenali pas shitjes së Van Periset në Manchester United, nuk po arrin ta gjejë veten para golit kundërshtar, ndërsa Goal.com të enjten ka shkruar se Arsene Wengerit do t’i ipen 50 milionë funta për të rregulluar ekipin në janar!