WALCOTT

Arsene Wenger duke e uruar Theo Walcottin për performancën ndaj Readingut/REUTERS/Eddie Keogh
Ia dëshmon Wengerit aftësinë
18 December, 2012 @1:22
Theo Walcott i cili ka shfaqur haptas gjatë muajit të kaluar dëshirën për të luajtur në pozitën e qendërsulmuesit me ekipin e tij Arsenal, është realizuar.
Dhe këtë ai ia ka shpërblyer me gol trajnerit Arsene Wenger. Për këtë mediat angleze menjëherë pas ndeshjes ndaj Readingut kanë ngjallur përfoljet se atij po i bëhet gati kontrata e re me Arsenalin.
“Bisedimet janë duke vazhduar. është proces i ngadalshëm, mirëpo shpresoj të përfundojë më së mirë për të gjithë,” ka thënë këmbëshpejti Theo për Sky Sports pas ndeshjes ndaj Readingut të cilën Arsenal e fitoi 2-5.
Wenger ka qenë i kritikuar tejmase për katastrofën e pësuar në Kupë të Ligës ndaj Bradfordit, ndërsa ëalcot e ëilshere janë shprehur se gjithçka është në rregull me atmosferën në ekip, ku ëilshere ka shtuar:
“Ai ka treguar edhe njëherë se di të luaj në atë pozitë dhe shpresoj që të ekipi të nënshkruaj me të përsëri që në të ardhmen të luaj aty ku dëshiron,” ka thënë i riu Wilshere për bashkëlojtarin e tij.
Walcott është në përfundim të kontratës me Arsenalin dhe spekulohet se ai nuk do të nënshkruaj kontratën e re me klubin nëse trajneri Wenger nuk ia rrit rrogën sa do lojtari dhe t’ia sigurojë pozitën e qendërsulmuesit në ekip.