Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA E FUNDIT

I pafrikshmi Bernard Challandes

Bernard Challandes gjatë konferencës së sotme për media në Prishtinë/ Foto: FFK

I pafrikshmi Bernard Challandes


11 October, 2021 @22:27

Me plot përvojë në supe, Bernard Challandes, ka qenë më i vendosur se zakonisht sot në përballjen me media në konferencë para ndeshjes ndaj Gjeorgjisë.

Zvicerani 70-vjeçar ka thënë se është i kënaqur me ekipin dhe nuk frikësohet nga shkarkimi. Ai ka bërë të ditur se trajnerët mbijetojnë çdo ditë me rezultate që i marrin. Ashtu sikurse ndodhi pas lojës me Gjeorgjinë në Batumi.

“Jam i kënaqur me këtë ekip dhe kurrë nuk frikësohem nga shkarkimi. Nëse Federata e sheh të arsyeshme atëherë në rregull, por nëse e sheh të arsyeshme vazhdimin, nuk ka problem, këtu jam,” — ka thënë Challandes sot në Prishtinë.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Ai ka shtuar se ekipi i Kosovës nuk mund të pret gjithmonë fitore ndaj Suedisë, Çekisë apo Sllovenisë. Por ka thënë se nëse tash i humb ndeshjet e radhës, ndoshta nuk mund të mbijetojë. Mirëpo ai ka cekur një gjë, për të cilën është më i vetëdijshëm se shumë të tjerë që flasin.

“Nuk është me rëndësi e ardhmja e trajnerit por e Kosovës. Kosova ka të ardhme, por, ju lutem tregohuni me pak durim,” — ka thënë zvicerani.

Sa i përket problemeve në skuadër, Challandes ka thënë se nuk ka kurrëfarë problemi as me ekipin as me rezultatet. Ai ka bërë të ditur se është normale të humbet nga Suedia, nga e cila ka humbur edhe Spanja.

“Asnjë problem nuk po shoh. Kemi pasur paraqitje të mira me Gjeorgjinë, Greqinë dhe me Spanjën, prandaj nuk po shoh problem këtu. Për çka problem? Nuk kam asnjë problem. Ne po e bëjmë më të mirën, e kjo ndoshta nuk po mjafton. Spanja ka humbur nga Suedia. Unë marr përgjegjësi për të gjitha vendimet e mia. Por, nëse kemi pasur probleme tjera, po kemi pasur. Me COVID-19 dhe me lëndime kemi pasur dhe ato kanë lënë pasoja,” — bëri të ditur ai.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Sa i përket ndeshjes së radhës Challandes, që ka arritur rekord pikë me Kosovën në një cikël kualifikues për Botëror ka thënë se synimi është paraqitja më e mirë e mundshme si dhe përgatitja për edicionin e radhës të Ligës së Kombeve.

“Duhet të pranoj se nuk isha i kënaqur me paraqitjen ndaj Suedisë. Vërejta mungesë të dëshirës, por pas bisedave dhe analizave pres dukshëm paraqitje më të mirë ndaj Gjeorgjisë,” — shton ai.

E sa për synime, ka treguar qartë.

“Synim është përgatitja më e mirë e Kosovës për ndeshjet e edicionit të radhës të Ligës së Kombeve që nisin në vitin e ardhshëm,” — ka thënë ndër të tjera Challandes.

Kosova po merr pjesë për herë të dytë në ciklin kualifikues për Botëror. Kësaj radhe Kosova ka arritur rekord pikë, dhe mund t’i shtojë ato në dy ndeshjet e mbetura krahasuar me edicionin debutues kualifikues.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Pas gjashtë xhirove të zhvilluara në Grupin B ku favorite absolute të grupit llogariten Spanja e Suedia, Kosova është në vendin e katër, pas Greqisë dhe ka një fitore të vetme ndaj Gjeorgjisë që ia mundëson pozitën e parafundit në renditje.

Të martën, 12 tetor, Kosova pret Gjeorgjinë në Prishtinë dhe me një fitore të radhës, ose së paku barazim synon të betonojë pozitën aktuale, ndërsa varësisht nga rezultatet tjera të Greqisë, do të kërkojë edhe vendin e tretë të grupit në nëntor, kur është mysafire e helenëve në Athinë.


SHQIPËRIA U21

Shqipëria U21 fiton përsëri, ndan kreun me Çekinë

Shqipëria/International

Shqipëria U21 fiton përsëri, ndan kreun me Çekinë

11/10/21 @ 20:27

KOSOVA

Kosova kryen stërvitjen e fundit para Gjeorgjisë

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Kosova kryen stërvitjen e fundit para Gjeorgjisë

11/10/21 @ 19:34

SHQIPËRIA

Sokol Cikalleshi mungon ndaj Polonisë, rezulton pozitiv me COVID-19

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

Sokol Cikalleshi mungon ndaj Polonisë, rezulton pozitiv me COVID-19

11/10/21 @ 19:27

SHQIPËRIA

Gjimshiti kryen operimin, kthehet shpejt

Liga e Kombeve/Shqipëria

Gjimshiti kryen operimin, kthehet shpejt

11/10/21 @ 19:02

ETRIT BERISHA

‘I përngjan ndeshjes me Serbinë’

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

‘I përngjan ndeshjes me Serbinë’

11/10/21 @ 16:21

NGA KONFERENCA

Reja tregon se a do të startojë Broja ndaj Polonisë

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

Reja tregon se a do të startojë Broja ndaj Polonisë

11/10/21 @ 16:13

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (7)

FBK Liga e Parë

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (7)

05/12/24 @ 00:08

VËLLAZNIMI ME KAPITAL DREJT SUHAREKËS

Nuga 39 pikë, Vëllaznimi me avantazh të madh për ndeshjen e kthimit

FBK Superliga/Kupa e Kosovës

Nuga 39 pikë, Vëllaznimi me avantazh të madh për ndeshjen e kthimit

04/12/24 @ 21:47

PEJA ME AVANTAZH QË S'GARANTON SHUMË

Peja mposhti Prishtinën në duelin e parë çerekfinal

FBK Superliga/Kupa e Kosovës

Peja mposhti Prishtinën në duelin e parë çerekfinal

04/12/24 @ 21:42

VENDIMI I KDE-së

Ballkani dënohet nga KDE pas ndeshjes ndaj Dritës

FFK Superliga

Ballkani dënohet nga KDE pas ndeshjes ndaj Dritës

04/12/24 @ 20:19

ELIMINIMI NGA KUPA, I RËNDË

Artim Pollozhani dorëhiqet pas eliminimit nga Kupa e Kosovës

Kupa e Kosovës/FFK Superliga/FFK Liga e parë

Artim Pollozhani dorëhiqet pas eliminimit nga Kupa e Kosovës

04/12/24 @ 15:37

KOSOVARI - NEW BASKET

Kosovari regjistron fitoren e katërt

FBK Liga e Parë

Kosovari regjistron fitoren e katërt

04/12/24 @ 00:15

BOREA - KERASAN

Kerasani triumfon kundër Boreas

FBK Liga e Parë

Kerasani triumfon kundër Boreas

04/12/24 @ 00:10

KEK-u - GRAPELAND

7/7 për Grapelandin

FBK Liga e Parë

7/7 për Grapelandin

04/12/24 @ 00:04

LIDERJA E SUPERLIGËS, KALON TUTJE

Rahoveci humb penalltinë! Drita kalon lehtë në të tetën e finales

Kupa e Kosovës/FFK Superliga/FFK Liga e parë

Rahoveci humb penalltinë! Drita kalon lehtë në të tetën e finales

03/12/24 @ 20:30

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (10)

FBK Superliga

TOP 5-shja e javës në Superligë (10)

03/12/24 @ 07:54


 
Të gjitha lajmet nga