ANDERSON VAREJAO
I vetmi që e siguroi unazën para finales
1 June, 2016 @19:03
Basketbollisti më me fat për momentin në NBA, është Anderson Varejao.
Braziliani Varejao, pa marrë parasysh se cila skuadër do të bëhet kampion në NBA, Golden State Warriors apo Cleveland Cavaliers, do të stoliset me unazë, ngase ka luajtur në të dyja skuadrat në këtë stinor.
Andersoni, sivjet për Cavsin ka luajtur në 31 ndeshje, ndërsa për Warriorsat 22.
Kjo do të ndodhë për herë të parë në histori të NBA-së, derisa ndeshja e parë e finales së madhe do të luhet më 3 qershor.