NBA

REUTERS/Ray Stubblebine
Ia shuan zjarrin
3 November, 2012 @22:04
Besoni apo jo, skuadra e New Yorkut mund të themi se kampionin me plotë kuptimin e fjalës nuk lejoi që të merrte frymë që nga fillmi i ndeshjes.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 55-44 në favor të New Yorkut.
Në pjesën e dytë, skuadrat shënonin nga vija e 3-shit sikurse të binte shi, por pas një kohe, lojtarët e Miamit u detyruan ta hapin ombrellën, sepse shënimet e New Yorkut nuk u ndalën deri në fund, ku tërë skuadra shënoi 19 herë nga vija e treshit.
Pra skuadra vendase, nuk kishte mëshirë ndaj mysafirit, ku e përfunduan ndeshjen me 20 pikë epërsi 104-84. Lojtari i ndeshjes ishte Carmelo Anthony i cili bëri double-double me 30 pikë e 10 kërcime, ndërsa në anën tjetër King Jamesi luajti me 23 pikë 7 kërcime e 5 asistime.