INTER 3-0 MILAN

Interi bindshëm ndal Milanit, arrin finalen e Kupës
19 April, 2022 @23:44
Në ndeshjen e kthimit të derbit milanez në kuadër të Kupës së Italisë, ka folur vetëm një skuadër - Inter. Neroazzurrët e drejtuar nga Simone Inzaghi kanë deklasuar Milanin 3-0 [Lautaro 4, 40, Gosens 82] për të arritur finalen e Kupës.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 0-0 ku Milan ishte në cilësinë e vendasit. Inter në finale pret fituesin e duelit Juventus-Fiorentina, ku bianconerët kanë epërsi nga ndeshja e parë, 0-1.
Pranë rezultatit 2-0 për Interin, VAR anuloi një gol të Ismael Bennacerit të rossonerëve, ndërsa ekipit të Stefano Piolit secili barazim me gola do t’iu konvenonte për kalim në finale!
Inter, nesër mbrëma kupton kundërshtarin e finales së Coppa Italia, që do të luhet më 11 maj 2022.