Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NETS - CLIPPERS

Irving i pakapshëm nga Clippers

Irving i pakapshëm nga Clippers


3 February, 2021 @10:58

Me performancën e mirë të Kyrie Irvingut, Brooklyn Nets e mposhti Los Angeles Clippersin me rezultat 124-120.

Kyrie Irving luajti me 39 pikë, ishte koshashënuesi më i mirë i skuadrës nga New Yorku.

Te Brooklyni shkëlqyen edhe Kevin Durant me 28 pikë e 9 kërcime dhe James Harden me triple-double prej 23 pikëve, 14 asistimeve e 11 kërcimeve.

Në anën tjetër te Clippers u dalluan Kawhi Leonard me 33 pikë, Paul George me 26 pikë dhe Nicolas Batum me 21 pikë të tjera.

Brooklyn Nets gjendet në pozitën e dytë me 14 fitore e 9 humbje në Konferencën Lindore, kurse Clippers me 16 fitore e 6 humbje në pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore.


 
Të gjitha lajmet nga NBA