PAOLO TRAMEZZANI

Ish-asistenti i De Biasit te Shqipëria, merr drejtimin e Hajdukut
18 January, 2021 @14:04
Skuadra e njohur kroate Hajduk Split edhe zyrtarisht ka bërë të ditur se ka emëruar trajner të parë të skuadrës Paolo Tramezzanin.
Italiani 50-vjeçar ka qenë ndihmës i selektorit Gianni de Biasi, derisa ky e drejtonte Shqipërinë në arritjen historike të kombëtares.
Tramezzani ka nënshkruar kontratë me ekipin kroat deri në qershor të vitit 2022 dhe do të nis punën menjëherë me torcidat kroate.
Hajduk i ka uruar mirë se ardhje trajnerit në fjalë dhe ekipit të tij që do të përbëhet nga Attila Malfatti dhe Valerio Zuddas - si ndihmës i parë dhe i dytë i kryetrajnerit.