JAMIE SKEEN
Ish-lojtari i Pejës te Partizani i Beogradit
25 July, 2017 @15:24
Ish basketbollisti i KB Pejës, Jamie Skeen, bëhet e ditur se ka nënshkruar me Partizanin e Beogradit.
Mediat serbe kanë konfirmuar lajmin për ardhjen e Skeenit te Partizani, derisa kanë cekur se lojtari ka qenë pjesë e Pejës në stinorin që shkoi.
Përndryshe, Skeen, ka pasur mesatare prej 12.1 pikëve, 9.3 kërcimeve dhe 2.3 asistimeve për ndeshje te Peja në Superligë.
Ndërsa në BIBL me Pejën ka arritur mesatare prej: 11.3 pikëeve, 6.8 kërcimeve dhe 1.4 asistimeve.
Partizani ende nuk e ka zyrtarizuar lojtarin, mirëpo e përditshmja Blic ka bërë të ditur se është lojtar i tipit që kërkon trajneri i ri i ekipit, Miroslav Nikolic.