ISTOGU 3-1 VËLLAZNIMI

Daniel Musolli (19 vj.) duke festuar golin e tij, ne debutim me ekipin e Istogut.
Istogu në formë, kalon lehtë Vëllaznimin
1 October, 2022 @19:36
Fitorja e dytë me radhë dhe ndeshja e pestë pa humbje për Istogun, ka bërë që ekipi i drejtuar nga Fisnik Gashi të përjetojë edhe një ngritje këtë javë në tabelën e klasifikimit të Ligës së Parë Grupi A.
Futbollistët e ekipit nën Bjeshkët e Nemuna kanë dominuar takimin, ndërsa në fund i kanë shkaktuar humbjen e shtatë radhazi gjakovarëve në krizë të thellë të rezultateve, me përfundimtaren Istogu 3-1 Vëllaznimi [Bleron Tolaj 36, Granit Arifaj 42, Daniel Musolli 90+ - n.n. 18].
Ajo që vlen të përmendet është se trajneri Gashi i ka dhënë mundësi 19 vjeçarit Daniel Musolli, ndërsa ky i fundit nuk e ka zhgënjyer, duke shënuar që në debutim të tij për ekipin e parë, duke e përcaktuar rezultatin final të takimit.
Trajneri i Istogut Gashi, si ndihmës në ekip ka trajnerët Adnan Maxharraj, Mehdi Arifaj si dhe Valmir Hajrizajn.