ISTOGU - DARDANËT

Istogu në TOP 4
28 January, 2022 @21:36
Skuadra e Istogut triumfoi kundër Dardanët me rezultat 80-68.
Istogu u rikthye nga një disavantazhi prej 7 pikëve dhe arriti ta mposht kundërshtarin për t’u ngritur në TOP 4.
Kapiteni i Istogut, Labinot Kelmendi ishte koshashënuesi më i mirë me 25 pikë, derisa u veçuan edhe Dardan Maxharaj me 20 pikë dhe Sammy Taylor me 17 pikë, 10 kërcime, 9 asistime e 7 topa të rrëmbyer.
Te Dardanët më të dalluarit ishin Bujar Qeku e Shpat Syla me nga 19 pikë secili.
Istogu me 7 fitore e 4 humbje gjendet në pozitën e katërt, kurse Dardanët me 4 fitore e 7 humbje në pozitën e tetë.