AS PRISHTINA - BOREA

FOTO / Arkiv
Borea në ndjekje të Play Offit
28 January, 2022 @20:54
Borea duke e mposhtur AS Prishtinën me rezultat 60-94, ka vazhduar ndjekjen e Play Offit në Ligën e Parë.
Pas largimit të Don Polloshkës dhe Dion Haxhosaj, AS Prishtina nuk është në formën e duhur, derisa Borea në këtë ndeshje ka dominuar nga minuta e parë e deri në fund.
Olsi Kurtaj shkëlqeu te Borea me 33 pikë e 13 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Aldin Qallaku me 22 pikë dhe Sokol Nila me 14 pikë.
Te AS Prishtina u veçuan Rron Kurti me 13 pikë e 10 kërcime dhe Bledar Thaqi me 10 pikë.
Borea gjendet në pozitën e pestë me 6 fitore e 5 humbje, kurse AS Prishtina me 5 fitore e 6 humbje gjendet në pozitën e shtatë.
Në xhiron tjetër Borea takohet me Vushtrrinë, derisa AS Prishtina me Feronikelin.